Serbia për 4 muaj ndërton spital të ri për pacientët me COVID

PUBLIKUAR

Derisa Kosova për një kohë të shkurt nuk po mund të siguroj as hapësira të reja për pacientët me COVID-19, Serbia po arrin të ndërtoj spitale për pacientët e saj, raporton Gazeta Express.

Vetëm për katër muaj shteti serb ka arritur ta ndërtoj spitalin e ri në Novi Sad ku to të trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Kështu është bërë e ditur në një video të publikuar në instagram, ku thuhet se mjekët do të jenë të sigurt dhe do të arrijnë të shpëtojnë mijëra jetë.

“Ky është një spital i ri në Novi Sad që e ndërtuam në vetëm katër muaj. Në të, mjekët tanë janë të sigurt, do të arrijnë të shpëtojnë mijëra jetë. Unë i testoj qytetarët e Serbisë në një përpjekje tjetër dhe besoj se ne do të jemi në gjendje të fitojmë kurorën në muajt në vazhdim. Rroftë Serbia”, shkruhet në postimin në Instagram.

Kujtojmë se që më shumë se 5 vite në Kosovë ka filluar ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente, por që edhe më tej ky objekt është vetëm në tulla.

Hapësirat e tij të cilat ishin paraparë të liroheshin për pacientët me COVID-19, do të jenë të pashfrytëzueshme për një kohë.

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...

Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira...

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16...