Rexhep Selimi sulmon ashpër ambasadoren franceze

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar ashpër ndaj ambasadores së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, e cila ka kërkuar që më shumë të përdorët flamuri shtetëror i Kosovës, sesa ai kombëtar.

Selimi në llogarinë e tij në Facebook, i në njëfarë mënyre edhe e ka shpallur të padëshiruar ambasadoren franceze në Kosovë, duke thënë: “Zonja Ambasadore, nëse ju pengon fluri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Rexhep Selimit në Facebook:

“Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valvitjen e flamurit të shiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se ‘e don flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri…’

Zonja Ambasadore, nëse ju pengon fluri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë!

Nëse nuk të pelqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?” (sic), ka shkruar Selimi.

 

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...