Mbrojtësi i talentuar spanjoll Marc Bartra mund të largohet nga Barcelona.
Pas minutave të pakta që ka pasur këtë edicion, Bartra po mendon largimin nga ‘Camp Nou’.
E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A italiane, ku interesim për të ka shprehur gjiganti Milan.
Mediat italiane kanë shkruar se Milan po mendon të përforcohet në mbrojtje, dhe Bartra shihet si lojtari ideal.
Bartra ka kontratë me Barcelonën edhe për tri vite, ndërsa për tu transferuar në Milan, skuadra italiane duhet të paguajë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/


