PD akuza ndaj Beqajt: Kaloi 1.3 miliard lekë në firmën e tij

PUBLIKUAR

Partia Demokratike (PD), përmes deputetit Luçiano Boçi ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj, se pasurohet ndërkohë që gjendja në spitale është skandaloze dhe më kritike se kurrë.

“Kur qytetarët nuk marrin shërbimet e duhura, kur mungojnë medikamentet dhe radhët e prindërve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve janë dramatike, me pamjet që kanë dalë në media, biznesi i Ilir Beqës njeh rritje. Qeveria ka menduar që kampioni i korrupsionit të marrë një pako të mirë me para edhe ditën e Vitit të Ri”, ka deklaruar Boçi.

Ai ka thënë se, edhe pse më 31 dhjetor Qeveria mbylli sportelet, ajo sipas tij, nuk mbylli arkën e shtetit për Ilir Beqajn, “që kaloi tek firma e tij private 1 miliard e 300 milionë lekë”.

“Kur mijëra familje në vend nuk gëzonin natën e Vitit të Ri prej varfërisë, mungesës së gjelit në tavolinat e tyre, Ilir Beqaj i kishte shtuar pasurisë së tij edhe 1 miliardë e 300 milionë lekë.

Teksa numri i tenderëve për “Intech Plus”, kompania e themeluar nga Beqja, shtohet çdo ditë, paratë e marra nga taksat e shqiptarëve kanë kaluar shumën e 12 milionë dollarëve.

Ky është korrupsioni i thellë e i pandalshëm i kësaj qeverie, i Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij. Kjo hajdutëri prej 3 vitesh sundon vendin, varfëron shqiptarët dhe pasuron Edi Ramën e ministrat e tij.

Ky është viti i fundi i kësaj klike zhvatëse. Qytetarët, populli është në këmbë për të ndalur vjedhjen, abuzimin, plackitjen e parave dhe pasurisë së shqiptarëve”, ka thënë Boçi. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...