Lideri i tabelës në Serie A, skuadra e Napolit, ka nisur sulmin për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Christoph Kramer.
Skuadra gjermane mund të mbetet pa njërin prej futbollistëve kryesorë të saj, pasi që Kramer është shndërruar në një objektiv për Napolin.
Napolitanët kanë nisur të ëndërrojnë ‘Scudetton’ dhe për ta bërë Napolin një skuadër më kompetitive, presidenti Aurelio de Laurentis ka premtuar që do të sjellë në ekip një futbollist të klasit botëror, transmeton KP.
Kramer që është shpallur kampion i botës me Gjermaninë në vitin 2014, mund të transferohet në ‘San Paolo’, në qoftë se Leverkusen e pranon ofertën prej 16 milionë eurove të Napolit. /Telegrafi/


