Lëvizja Vetëvendosje të enjten në një konferencë për media ka folur lidhur me rastin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili akuzohet për falsifikimin e dokumentit për vazhdimin e mandatit të gjykatësve ndërkombëtar.
Ymeri në këtë konferencë për media tha se falsifikimi i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese lidhet me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë që ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Emërimi i gjykatësve ndërkombëtarë është marrë pa kuorum gjë që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila është udhëhequr nga vet Hasani”, ka thënë Ymeri.
Sipas Ymerit me këto rast po dëshmohet se ky shtet është i kapur. /Telegrafi/


