Tashmë mund të vini bast se në cilën skuadër do të luajë Adnan Januzaj në gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas bastoreve apo siç njihen në Angli, ‘Bookmakers’, ylli shqiptar Adnan Januzaj do të jetë larg Old Ttraffordit.
Skuadra që kuotohet më shumë është Swansea City. Kouta për të kaluar në Uells është 8.
Januzaj dështoi ta tregoi vetën në Borussia Dortmund për gjashtë muaj dhe opsione tjera për ta vazhduar karrierën janë edhe Bournemouth i Ligës Premier dhe Birmingham City i Championship.
“Ai ka rënë në sy të keq te menaxheri i Red Devils, Louis van Gaal, dhe do të duhet të shikojmë përtej Old Traffordit ku do ta gjejë një ekip që të luajë rregullisht”, ka thënë njëri prej zëdhënësve të ‘A BetVictor’.
Januzaj ka humbur edhe vendin në Kombëtaren belge dhe me gjasë edhe pjesëmarrjen në Euro 2016, ku do të jetë Shqipëria që futbollisti e kishte refuzuar. /Telegrafi/



