Reshjet e shiut dhe breshrit të një dite më parë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme bujqësore në Malishevë, raporton KTV.
Banorët thonë se atë që e punuan dhe kultivuan me muaj në toka bujqësore, breshëri ua shkatërroi për vetëm 30 minuta.
Zyrtarë të komunës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vlerësojnë se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.
Presin t’i bëjnë vlerësimet e dëmeve dhe më pas të shohin nëse do të mund t’u dalin në ndihmë të dëmtuarve.
Komuna e Malishevës nuk ka ndonjë fond të veçantë të emergjencave, megjithatë, sipas Morinës, ata do t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të siguruar mjetet e nevojshme.