Kompleksi i Reçakut rinovohet çdo herë kur afrohet 15 janari (Video)

PUBLIKUAR

Më përvjetorin e masakrës së Reçakut, janë duke u bërë renovime në kompleksin e të vrarëve.

Sipas familjarëve të martirëve, renovime të tilla ka çdo vit, sepse sipas tyre kompleksi nuk është punuar në mënyrë kualitative. Madje, Maliq Bilalli, shprehet se nuk është aspak i kënaqur me trajtimin e këtij kompleksi.

Njëjtë mendon edhe Ilir Ramadani që në masakrën e Reçakut humbi tre axhallarë. Sipas tij në këtë kompleks rinovohet diçka vetëm kur afrohet 15 janari.

Ndryshe nga këta familjarë mendojnë zyrtarët e komunës së Shtimes, të cilët u shprehen se ata kujdesën për kompleksin sa herë që është e nevojshme. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...