Nora Istrefi ka gati hitin? Ja detajet ekskluzive !

PUBLIKUAR

Këngëtarja Nora Istrefi mësohet se ka gati projektin e saj të ri, i cili pritet të jetë hit.

Pas disa projekteve relativisht të suksesshme, duket se për Norën po vjen një hit.

Burimet e sigurta të Telegrafit mësojnë se kënga e re e Nora Istrefit është pothuajse e përfunduar.

Ajo është punuar nga Massive Production, me në krye producentin e shumë hiteve, Nurteel dhe partnerin e tij Granit Gashi.

Tekstin e këngës sipas burimeve tona e ka shkruar Era Istrefi.

Kënga është në fazën finale dhe është dërguar jashtë vendit për miksim.

Pritet që shumë shpejt të fillojnë xhirimet për klipin e ri dhe ky projekt do ta startojë fuqishëm vitin e ri për Norën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...