Menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez, thotë se Romelu Lukaku dëshiron të bëhet sulmuesi më i mirë në botë.
Lukaku është në formën jetësore pasi ka shënuar 15 gola deri tani duke u barazuar me Jamie Vardyn e Leiceserit.
“Mendoj se ai po tregon fokusin që duhet. Ai dëshiron të bëhet më i miri në botë dhe po punon fort për këtë”.
“Ai dëshiron të përmirësohet në disa aspekte të lojës së tij dhe ai e ka bërë këtë. Ai e ka dëshmuar nga gushti kur biseduam se është shumë i përkushtuar”, potencoi Martinez. /Telegrafi/


