Wenger i befasuar nga cilësitë e Campbell

PUBLIKUAR

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se është befasuar me formën e Joel Campbellit.

Mesfushori nga Kosta Rika u transferua tek Arenali në vitin 2011, por sezonet e para i kaloi si i huazuar, para se t’i ofrohej mundësia këtë sezon.

Lëndimet e lojtarëve Danny Welbeck, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Theo Walcott ia hapën dyert Campbellit, derisa Wenger ka thënë se forma e tij e mirë në fitoren ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve, ia mundësuan atij që të zinte një vend në formacionin bazë.

“Po [kam qenë i befasuar nga Campbelli]. Ju dëshironi të befasoheni nga kualiteti i lojtarëve tuaj dhe kur ai ju befason tregon se ka punuar shumë. Kam shumë opsione të lojtarëve dhe ai është njëri prej lojtarëve që ka ardhur në kohë të ndjeshme”, ka thënë Wenger.

“Kam refuzuar largimin e tij sepse kam parë diçka te ai që ju jep besim, shkaku i sjelljes së tij”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...