Thaçi s’ka kundërkandidat

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, po pret i qetë që në mars të këtij viti do të zgjidhet presidenti i Kosovës, pa ndonjë vështirësi. Kreu i PDK-së, deri më tani nuk ka kundërkandidat që do ta sfidojë seriozisht për postin e të parit të shtetit.

Kjo, meqë aktualisht presidentja Atifete Jahjaga, nuk ka dhënë shenja se mund të rikandidojë edhe për një mandat, e as partitë opozitare nuk kanë menduar, e as diskutuar për të propozuar një kandidat të përbashkët për president të vendit, shkruan ‘Zëri’.

Ndërsa, ish-kryeministri Thaçi është shprehur se më së largu në përfundim të marsit do të bëhet votimi për president dhe se nuk frikësohet se do të dështojë në këtë proces.

“Nga koalicioni mund të marr rreth 89 vota. Koalicioni është i qëndrueshëm dhe i besoj partnerit me të cilin kam lidhur koalicion. Nuk kam arsye që të vë në dyshim marrëveshjen që kemi. Do t’i qëndrojmë deri në fund besnik kësaj marrëveshjeje të cilën e kemi lidhur në fillim”, ka thënë Thaçi.

Mirëpo, edhe pse ende nuk ka një kandidat zyrtar që do ta sfidonte Thaçin për postin e kreut të shtetit, Kushtetuta në nenin 86, paragrafi 5, obligon që në garë duhet të jenë së paku dy kandidatë, çka do të bëjë që Thaçi ta ketë një kundërkandidat sa për ta plotësuar kriterin formalo-juridik. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...