San Antonio Spurs e kanë shënuar fitoren e nëntë radhazi në NBA, kurse viktima e radhës ishte Detroit Pistons me rezultat 109-99.
Spurs nuk u zbrapsën në fushën mysafire dhe treguan lojë shumë të mirë.
Kaëhi Leonard, lojtari më i mirë i këtij sezoni te Spurs në këtë takim nuk ishte ai që jemi mësuar ta shohim, por në skenë doli Tony Parker.
Francezi fantastik shënoi 31 pikë dhe tri asistime, duke qenë edhe më i miri i këtij takimi, transmeton Telegrafi.
Ai u ndihmua edhe nga Lamarcus Aldridge me 22 pikë dhe Manu Ginobili me 15 pikë, me këtë të fundit që u bë golashënuesi i 200-të më i miri në histori të NBA.
San Antonio Spurs vazhdon serinë prej 9 ndeshjeve pa humbje dhe krejt sezonin pa disfatë në shtëpi, kurse mban vendin e dytë në konferencën perëndimore, menjëherë prapa Golden State ëarriors.
Javën e ardhshme San Antonio Spurs përballen me testin e vërtet, atë ndaj Cleveland Cavaliers me në krye Lebron Jamesin. /Telegrafi/


