“Civilna Zastita” nuk është shuar

PUBLIKUAR

“Civilna Zastita” nuk është shuar dhe as që do të shuhet ndonjëherë, “pasi që ish-pjesëtarët e saj të integruar në institucionet kosovare do të punojnë për Serbinë dhe interesa të saj”, kështu vlerësojnë njohës të rrethanave në Mitrovicë.

Halit Barani, kryetar i Qendrës Rajonale të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Mitrovicë, ka demantuar Qeverinë e Kosovës dhe vetë ministren për Dialog, Edita Tahiri, se është shuar “Civilna Zastita”.

‘Civilna Zastita’ nuk është shuar dhe nuk do të shuhet asnjëherë, pasi pjesëtarët e saj të integruar tashmë në institucionet e Kosovës do të paguhen nga Qeveria e Kosovës, ndërsa do të punojnë për Serbinë dhe interesat e saj. Unë edhe sot (e martë) i shoh veturat ‘Niva’ të Rusisë, që qarkullojnë nëpër rrugët e Mitrovicës së veriut, nga pjesëtarët e ‘Civilna Zastita’-s. Këto vetura, Rusia ia ka dhuruar kësaj organizate ilegale, e cila komandohet, por edhe që financohet direkt nga Serbia”, ka thënë Barani.

Edhe koordinatori i Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Mitrovicë, Faruk Mujka, tha se po dalin të sakta konstatimet e tij se qytetarët e Mitrovicës së veriut janë më të diskriminuarit në vend.

“800 vende të punës tashmë ‘shkuan’. Ato vende pune Qeveria i a dha ‘Civilna Zastitës’ duke i bërë atë njerëz pjesë të institucioneve të veta”. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...