Opozita s’e di datën

PUBLIKUAR

Partitë opozitare janë të vendosura që të mos i ndalin protestat deri në rrëzimin e Qeverisë dhe anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin, ndonëse thonë se ende nuk e dinë datën se kur do ta organizojnë protestën e radhës.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe dje rikonfirmoi pozicionin e Qeverisë.

“Qeveria do të vazhdojë të punojë deri në vitin 2018”, ka thënë kryeministri Mustafa në homazhet që ka bërë tek varri i Enver Malokut, me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së tij.

Ndërsa, zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se protesta e 9 janarit ka dëshmuar se nuk do të ketë më kthim mbrapa.

“Protesta e 9 janarit ‘Për shtet me sovranitet, kundër Qeverisë antikushtetuese’ ishte protestë e fuqishme dhe masive. Qeveria ‘Mustafa-Thaçi-Lista Serbe’ duhet të largohet një orë e më parë”, thuhet në përgjigjen që kjo Lëvizje ia ka dërguar gazetës “Zëri”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...