Pacolli: Baba më tha, bëhu mësues e kthehu në Marec

PUBLIKUAR

Biznesmeni kosovar dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në postimet e tij në Facebook po shfaq nostalgjinë për rininë e tij.

Pas publikimit të një fotografie të viteve studentore, teksa ka pranuar se në Prishtinë e përqeshnin për standardin e tij, multimilioneri nga Mareci tash ka postuar një fotografi tjetër, që e ka shoqëruar me një përshkrim me tone nostalgjie.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Amanetet e babait tim të ndjerë ishin të qarta. Kur kreva shkollën e mesme: ‘Eja në Marec, se atje mungojnë mësuesit’. Dhe sa isha jashtë Kosovës thoshte gjithmonë: ‘Kthehu, bir, në vendin tënd dhe ndihmoje popullin’. Unë besoj, që një ditë, e keqja në Kosovë do të zhduket, dhe do të zëvendësohet me mirëqenie për të gjithë. Unë nuk do të ndalem në këtë drejtim…”, ka shkruar Pacolli.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...