Shpend Ahmeti: Për kryeministrin Prishtina është plagë e pashërueshme

PUBLIKUAR

Kryteari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj disa komunikata të LDK-së dhe vetë kryeministrit Mustafa.

Ai ka shtuar se shpifjet nuk po ndalen nga eksponentë të caktuar që qeverisë e që sipas tij kanë shkuar aq larg sa që nënkrytarin e Prishtinës, Dardan Sejdiun, e kanë cilësuar si udhëheqës të personave me maska.

“Filluan me shpifje ndaj komunës dje. Në komunikatën e qeverisë vazhduan me shpif prapë ndaj Komunës. Sot eksponentë të qeverise vazhduan me tituj arrogantë, shpifës prapë ndaj komunës e tashmë e arritën kulmin duke shpifur ndaj nënkryetarit Sejdiu duke e cilësuar si udhëheqës të personave me maska. Po të mos ishte aq e ulët e qëllimkeqe do të ishte komike.”

“E kuptoj që për kryeministrin Prishtina është plagë e pashërueshme, por kjo nuk i arsyeton dështimet kolosale të kësaj qeverie dhe arrogancën ndaj kërkesave të qytetarëve. Deklarimet e tij gjasojnë me ato të para dy viteve kur thoshte se fiton me duar në xhepa dhe i mallkonte qytetarët me “Zoti ju Marroftë”.” Ka shkruar Ahmeti në Facebook, njofton Klan Kosova.

Më tej i pari i Prishtinës i është kundërpërgjigjur kritikave me anë të disa fotove të postuara nga protesta, duke shtuar se qytetarët janë ata që ua tregojnë vendin qytetarëve.

“Këto fotografi janë përgjigja më e mirë ndaj veprimeve të kësaj qeverie. Këta qytetarë nuk tolerojnë qeverisje të padrejtë, me korrupsion, e me arrogancen e duarve në xhepa. E as që e pranojnë mallkimin e Mustafes më.”

“Qytetarët janë ata që ja u tregojnë vendin politikanëve. Juve ja u treguan tashmë, së pari në dhjetor 2013 e tash edhe me 9 janar 2016. Pasiqë arroganca nuk po ju lejon të reflektoni, prapë po reflektojnë ata për juve,” ka përfunduar postimi i Ahmetit, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...