Anëtarët e shoqatës alpiniste, “Marimangat” nga Peja, kanë reaguar për gjuetinë e egër që bëhet në Rugovë – si zonë e veçantë e interesit kombëtar për turizëm dhe kulturë, në kuadër të Parkut Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna. Dëshmitë fotografike dhe reagimi i tyre është si më poshtë.
“Kto foto konfirmojn edhe ni her gjyetin e eger qe po ndodh brenda Parkun Nacional…
Fotot jon bo ne zemer te parkut apo ne vendin e quajtur te livadhi i Adilit…
Dhija e eger, Kaprolli, e Thiu i eger, jan ne zhdukje nga kta persona, qe gjujn tpa pengum e pa fije droje, kta persona me arm tgjata tsofistikume me dylbi e snajper lufte, cillen lirshem vrajn tpa pengum nga askush…
Pytja osht a po funksionon Parku Nacional.. nese po pse spo ndermarin masa kunder ktyne njerzve,
Osht koha e fundit me ndal gjetin para se mu zhduk shum nga shtazet e egra,
Pres sa ma shum mi bo share kto foto le te shohin njerzit qka po ndodh brenda Parkut….” (sic.), thuhet në reagimin e shoqatës, të postuar në profilin e tyre zyrtar në Facebook. /Telegrafi/


