I shumëkërkuari Forsberg

PUBLIKUAR

Emil Forsberg është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Suedezi ka pasur një gjysmëstinor fantastik me skaudrën e Bundesliga 2, RB Leipzig dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të njohura evropiane.

Mediat gjermane kanë raportuar se pas lojtarit të talentuar suedez, Forsberg janë vënë pesë ekipe evropiane.

Roma dhe Inter nga Serie A po e kërkojnë 24-vjeçarin, ndërsa në Spanjë ai po ndiqet nga Valencia.

Ndërkohë reprezentuesi suedez ka marrë dy oferta nga Anglia, ku Liverpool dhe Leicester janë duke tentuar transferimin e tij.

Forsberg që luan si sulmues krahu, ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar po aq asistime, ndërsa vlera e tij ka arritur në 10 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...