Kryetari i AAK-së Dega në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë nëpërmjet faqes zyrtare të tij në Facebook se deklarata e mbrëmshme e Qeverisë ishte një “koktej molotovi” i llojit të vet.
Arifi thotë se Qeveria asnjëherë nuk ka bërë deklarata të tilla për asnjë ngjarje në veri të Kosovës që nga paslufta sado e dhunshme të ketë qenë ajo.
Lexojeni të plotë postimin e Arifit:
“Deklarata e mbrëmshme e Qeverisë ishte një “koktej Molotov” nē vete. Kurrë Qeveria nuk ka bërë deklaratë të tillë për asnjë ngjarje në Veri të Kosovës që nga paslufta sado e dhunshme të ketë qenë ajo!!!! Me fjalë të tjera: Kosova ka Qeveri antipopullore. Deklarata në frymën e Hajrije spikericës. Kosova nuk e ka harruar atë. Ajo jeton në frymën e qeverisë Mustafa-Thaç” (sic), ka shkruar Arifi.


