Personat e arrestuar sot për fajde, dyshohet se janë të afërm të Enver Sekiraqës!

PUBLIKUAR

Aksion i sotëm i Policisë i cili rezultoi me arrestimin e disa personave të përfshirë për fajde dhe detyrim, thuhet se ka vënë në pranga personat më të afërt të Enver Sekiraqës.

Burime të sigurta të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se në mesin e personave të arrestuar është Bujar Abdullahu, i cili ka djalë të hallës Enver Sekiraqën.

Bujar Abdullahu mësohet se e ka vëlla Ilir Abdullahun, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës.

Portali mëson se Policia ka arrestuar edhe Naim Sekiraqën, i cili dyshohet për dhënie të fajdeve dhe të jetë pjesë e grupit ‘Sekiraqa’. Disa prej personave të tjerë të arrestuar janë familjarë të afërt të Enver Sekiraqës dhe Bujar Abdullahut.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar disa lokacione dhe janë arrestuar këta persona:

1) B. A. (1979)

2) Rr. S. (1971)

3) E. A. (1981)

4) A. N. ( 1983)

5) I. M. (1981)

6) N. S (1975) dhe

7) B. A. (1987)

/Veriu.info/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...