Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se vetëm transferimi i Mohamed Elnenyt do të ndodhë në janar te Topçinjtë.
Mesfushori ka kohë që po kërkohet nga Arsenali dhe duket se negociatat po afrohen drejt fundit.
“Unë besoj se hapi i radhës është që të kthejmë Welbeckun, Rosickyn dhe Sanchezin, e po ashtu pres kthimin e Wilsheres. Plus, të vetmin transferim të janarit, Elnenyn”.
“Në përgjithësi nuk kemi lëndime të reja dhe kështu nuk kam brengë aspak. Nëse do të kemi lëndime të njëjta në fund të sezonit atëherë do të jem shumë i brengosur”, u shpreh francezi. /Telegrafi/


