Roma dhe Milani ndahen remi (Video)

PUBLIKUAR

Është mbyllur baras (1-1) kryendeshja e javës së 19-të në Serie A ndërmjet Romës dhe Milanit.

Në përballjen e zhvilluar në Stadio Olimpico, ekipi vendas luajti më mirë në fraksionin e parë, në të cilin shënoi një gol.

Pjanic dërgoi një top të rrezikshëm në zonë nga gjuajtja e lirë dhe më mirë reagoi Antonio Rudiger për ta futur topin në rrjet (4’).

Fillimi i gjysmës së dytë u takoi mysafirëve. Honda dhuroi një krosim të mrekullueshëm nga e djathta, ndërsa Juraj Kucka shënoi me kokë (50’).

Rossonerët e kërkuan më shumë fitoren në gjysmën e dytë dhe krijuan më shumë nga loja, mirëpo nuk ia dolën të ishin të suksesshëm.

Pas këtij barazimi, Roma është në vend të pestë në tabelë me 34 pikë, kurse Milani ka 29 pikë dhe gjendet një vend më poshtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...