Simeone kandidati kryesor për stolin e Chelseat

PUBLIKUAR

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich raportohet se dëshiron që klubin e tij ta menaxhojë trajneri aktual i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos klubi i Chelseat kishte vendosur përkohësisht Guus Hidinkun në postin e trajnerit, i cili do të qëndrojë deri në fund të sezonit, raporton e Goal.

Që nga largimi i Mourinhos Chelsea është në kërkim të një top trajneri, ndërsa përveç Simeones për kampioni i Anglisë ka kërkuar edhe shërbimet e Pep Guardiolas dhe Manuel Pellegrinit.

Chelsea është e gatshme të paguaj një pagë prej 10 milionë euro në vit trajnerit argjentinas, i cili me Atleticon ka fituar La Ligan dhe Europa Ligën, kurse kishte shkuar edhe në finale të Ligës së Kampionëve për t’u mposhtur nga Real Madridi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...