Kolegët dhe familjarët në protestë, Pal Lekaj në shtëpi: Për çfarë lutej ai? (Video)

PUBLIKUAR

Të gjithë familjarët e Pal Lekajt kishin dalë në protestë në Prishtinë. Por, vet ai, për shkak të masës së arrestit shtëpiak ishte i detyruar që këtë ngjarje ta përcjellë nga televizioni.

Deputeti i AAK-së kishte një ndjenjë të çuditshme kur po e përcillte fjalimin e liderit të tij nga shtëpia. E, herë pas here, Lekaj informohej edhe përmes telefonit për atë se çka po ndodhte në protestë.

Ai tha që kjo Qeveri nuk i bën nder askujt, e megjithëkëtë ka vendosur t’i përmbahet arrestit.

Përderisa protesta ishte e qetë, Pal Lekaj tha se Qeverisë aktuale i ka ardhur fundi, ndërkaq po lutej që protesta të mos eskalonte.

Lutja e Lekajt nuk u realizua. Protestuesit filluan të hedhin gurë e shishe me benzinë në drejtim të policisë dhe ndërtesës së qeverisë. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...