Elmedin Rexhepi ndahet me Renovën

PUBLIKUAR

Elmedin Rexhepi pas dy vite e gjysmë të kaluara te Renova, ka vendosur ti thotë lamtumirë skuadrës nga Xhepçishti, që këtë sezon pritet të luftojë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në Zvicër.

“Po është e vërtetë se më nuk do të jem pjesë e Renovës, te e cila skuadër kalova plotë dy vite e gjysmë. Tani pres që karrierën time ta vazhdojë në Zvicër. Kemi disa kontakte mirëpo ende asgjë nuk ka konkrete. Shpresojë që punët do të ecin mbarë dhe se do më plotësohet dëshira të transferohem jashtë vendit” – tha për Telegrafi.com futbollisti tetovarë, Elmedin Rexhepi.

Arseyja e largimit nga Renova, Rexhepi përmendi që ka qenë minutazhi i vogël që i është dhënë nga ana e trajnerit Qatip Osmani.

Rikujtojmë ditë më parë edhe zyrtarisht nga Renova u largua golashënuesi më i mirë i tyre dy vitet e fundit, Izair Emini, i cili nënshkruajti kontratë me Kukësin nga Super Liga Shqiptare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...