Thaçi thotë se dhuna e përsëritur nga opozita e cenon liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “dhuna në protestën e sotme është mesazh i keq për Kosovën”. Kjo, sipas tij, “do të ndikojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave”.

“Dhuna e sotme e përsëritur nga partitë opozitare është mesazhi më i keq i mundshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kjo dhunë është cenim i rendit kushtetues e ligjor. Është cenim i procesit për liberalizimin e vizave, goditje e re për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe për ardhjen e investitorëve të huaj. Dhuna e përsëritur sot është atak edhe i mbështetjes së partnerëve të Kosovës: SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s. Kjo dhunë opozitare entuziazmon kundërshtarët e konsolidimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...