Pamja që mund të nxis dilema: A ishin disa pjesëmarrës në protestë, të paraprirë në start për trazira? (Foto)

PUBLIKUAR

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar shkoi e qetë. Por, papritmas, teksa mbante fjalim deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, nisën sulmet e disa grupeve ndaj policëve dhe objektit të Qeverisë së Kosovës.

Shumë aktivistë të VV-së, sidomos deputeti Rexhep Selimi, bënë thirrje që të ndalen këto akte.

Por, gjithçka pastaj eskaloi në dhunë, meqë pas sulmeve që nuk ndaleshin me koktej molotovi, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nisën të intervenojnë me gaz lotsjellës.

LEXO PO ASHTU: Kështu përgatitet kokteji i molotovit për ta sulmuar Qeverinë (Video)

Në një fotografi që e ka siguruar Telegrafi, e që është bërë në pak para fillimit të protestës tek sheshi kryesor i Prishtinës, shihen disa të rinj me koka të mbuluara e që kanë çanta në shpinë.

A janë këta disa nga ata që nxitën trazirat e është kjo foto dëshmi se disa pjesëmarrës në protestë kishin qëllime negative që në start, kjo mbetet të shihet! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...