Ahmeti: Disa individë nuk mund ta zbehin madhështinë e protestës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se protesta e sotme ishte madhështore, dhe veprimet e disa individëve nuk mund ta prishin madhështinë e saj.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Qytetarëve nuk ju shihej fundi sot në protestë. Ky ishte mesazhi kryesor dhe më i fuqishëm ndaj qeverisë e cila po mendon se ka legjitimitet për të vazhduar. Numri i qytetarëve ishte madhështor dhe mua nuk më kujtohet ndonjë tubim më i madh. Është e qartë që kjo qeveri duhet të shkojë.

Gjatë fjalimeve të fundit individë filluan të gjuajnë gjësende në oborrin e Qeverisë. Përkundër thirrjeve të kryetarit të VV që protesta të përfundojë në mënyrë paqësore dhe tentativave te Fisnikut e Rexhepit për ti qetësuar, një numër shumë i vogël eskaluan dhe titujt e portaleve u vërshuan.

Për mua protesta ishte madhështore. Qytetarët u përgjigjen masivisht. Disponimi ishte madhështor. Disa individë nuk do të ma prishin këtë ndjenjë. Për mua protesta përfundoi kur përfunduan fjalimet. 

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...