Roma zgjedh sulmuesin që do ta transferojë

PUBLIKUAR

Skuadra e Romës është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Iturbes.

Argjentinasi iu bashkua skuadrës angleze Bourmerouth ndërsa ‘Giallorosët’, po shikojnë një zëvendësim të tij.

Sipas medieve italiane, dyshja e Milanit, Stephan El Shaarawy ose Alessandro Cerci pritet t’i bashkohen Romës.

Walter Sabatini dhe Rudi Garcia ende nuk kanë vendosur se cilin ta transferojnë për sulmues të krahut të majtë.

El Shaarawy mbetet favorit mirëpo Milani për të kërkon 13 milionë euro, ndërsa Roma e kërkon si huazim me të drejtë blerje.

Ndërkohë Cerci i cili ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij te Milan vlerësohet rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...