Van Gaal: Lojtarët e United, të butë

PUBLIKUAR

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, thotë se lojtarët e tij janë shumë të butë.

Van Gaal ka kërkuar më shumë vetbesim dhe më shumë potencë në duelet me kundërshtarët.

“Mendoj se atmosfera në zhveshtore është shumë e mirë, ndoshta shumë e mirë sepse lojtarët po mbrojnë njëri-tjetrin”.

“Ne gjithashtu kemi ndryshuar qasjen ndaj lojtarëve dhe e kemi bërë më lehtë marrjen e përgjegjësive. Unë kam stimuluar të gjithë të mendojnë për futboll”.

“Futbolli është sport me tru dhe unë i lë të mendojnë”.

“Por, kur vjen puna për forcë fizike dhe shënim të golave, duhet të ketë më shumë potencë. Në këtë aspekt mendoj se jemi pak të butë”, potencoi Van Gaal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...