Giovinco: Do të kthehesha te Juve

PUBLIKUAR

Sebastian Giovinco thotë që do të kthehej te Juventusi edhe pse është i lumtur te Toronto.

Sulmuesi u largua nga skuadra Bianconere në janar në favor të një transferi në MLS, duke shënuar 22 gola dhe 13 asitime në 34 paraqitje.

“Jam shumë i kënaqur te Toronto, jam i lumtur me zgjedhjen që bëra”.

“Unë nuk mund të pres që të fillojë sërish sezoni”.

“Juventusi? Më mungon, por unë e bëra zgjedhjen time dhe jam i kënaqur. Unë e kam ditur se MLS është kampionat në ngritje. Serie A? Tani për tani nuk më mungon, por pas disa vitesh ndoshta po. Nuk e di të ardhmen time, por në Evropë do të kthehesha vetëm te Juventusi”, potencoi Giovinco. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...