Rusia prodhon armë të rrezikshme, ato i kërkon Serbia

PUBLIKUAR

Kompania “Argus NV” është duke punuar me të madhe në objektivët e avancuar (dylbitë optike), të cilët siç pretendojnë dhe premtojnë ata, do t’i bëjnë pushkët snajper të padukshme. Rusia ka ndërmend të zhvillojë një objektiv të ri, me të cilin snajperi do të mund të kryente sulme – së bashku me artilerinë dhe aviacionin.

Drejtori i kompanisë “Argus NV”, Anton Sofin, ka deklaruar se duke përdorur fuqinë e matësit të largësisë, snajperi mundet që nëpërmjet radiolidhjes të dërgojë koordinatat të cilat më pas do t’i përdorte artileria apo aviacioni, transmeton Telegrafi.

“Aktualisht këtë pajisje jemi duke e prodhuar për snajperët, por më vonë do ta prodhojmë edhe për armë të rënda”, ka deklaruar Sofin.

Në të njëjtën kohë, kjo kompani është duke zhvilluar teknologjinë e prodhimit të objektivëve me pamje termike, të njohura si “infrateks”, të cilat mund të veprojnë ditën dhe natën, si dhe në kushte të këqija atmosferike.

“Përparësitë e këtyre objektivëve janë pesha e lehtë dhe efikasiteti i lartë, por edhe largësia e madhe e pamjes, kohëzgjatja e jetës së baterisë, softueri intuitiv, si dhe përdorimi i lehtë i saj”, ka shtuar Sofin.

Këta objektivë mund të montohen në një gamë të gjerë të armëve, përfshirë Kallashnikovin që njihet si pushka më e popullarizuar në botë.

Në këtë kompani thonë se Serbia është një nga vendet e interesuar për blerjen e këtyre objektivëve.
Sofin ka pranuar se një delegacion rusë ka udhëtuar për në Beograd, ku ka prezantuar produktin më të fundit.

Por, karshi Serbisë që ka shpreh interesim të madh për këtë pajisje, është edhe Vietnami edhe India që do të bëjnë çmos që t’i kenë ato. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...