Aksioni i sotëm i Policisë: Ja kush janë të arrestuarit për fajde në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot me 08.01.2016, në orët e hershme ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës.
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar lokacionet si në vijim:

• pesë (5) shtëpi dhe një (1) banesë në Prishtinë,
• një (1) shtëpi në fshatin Barilevë dhe
• një (1) shtëpi në Lipjan.

Më tej në komunikatë shtohet se nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale fajde dhe detyrim Policia ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet si më poshtë:

1) B. A. (1979)
2) Rr. S. (1971)
3) E. A. (1981)
4) A. N. ( 1983)
5) I. M. (1981)
6) N. S (1975) dhe
7) B. A. (1987)

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar rreth 10 000 euro para të gatshme, dokumente, shënime të ndryshme në lidhje me fajdet, telefona dhe prova tjera relevante për rastin. Gjithashtu gjatë operacionit në lokacione të ndryshme janë gjetur edhe armë dhe disa municione.

“Pas përfundimit të operacionit policor me urdhër të prokurorit kompetent shtatë (7) personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore”, përfundohet në njoftimin nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...