Zyrtare: Dënohet Claudio Ranieri

PUBLIKUAR

Leicester City, skuadra befasuese e këtij viti në Ligën Premir, ka humbur disa pikë të rëndësishme në dy ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat.

Në fakt, “Dhelprat” kanë regjistruar dy barazime kundër Manchester City-it dhe Bournemouthit, duke humbur për rrjedhojë vendin e parë në renditje dhe duke kaluar në të dytin, dy pikë larg Arsenalit të Wenger.

Edhe trajneri i klubit anglez, Claudio Ranieri, ka pasur probleme me pikët, duke humbur pesë të tilla.

Siç ka bërë të ditur prestigjiozja “BBC”, 64-vjeçari roman është kapur 13 tetorin e kaluar ndërsa ka thyer rregullat e qarkullimit në drejtim të makinës së tij.

Ranieri ka udhëtuar me 154 km/h në një zonë ku limiti është 112 km/h. Pasi është ndalur nga policia trajneri italian është gjobitur me 700 sterlina dhe i janë hequr me pesë pikë nga patenta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...