Liderët opozitarë: Protesta do të jetë masive

PUBLIKUAR

Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën në një konferencë të mbajtur para Tetarit Kombëtar thanë se presin që në protestën e 9 janarit pjesëmarrja e qytetarëve të jetë masive.

Haradinaj me këtë rast bëri të ditur se protesta do të fillojë para Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar para Qeverisë.

Ndërsa, Limaj i ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestë për t’i kundërshtuar siç tha ai marrëveshjet antikushtetuese.

Visar Ymeri nga Vetëvendosje tha se përmes protestës do të kundërshtohen të gjitha marrëveshjet antikushtetuese, ndërsa për mundësinë e një qeveri të ardhshme teknike, Ymeri tha se qeveria e ardhshme do të zgjidhet vetëm nga populli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...