Këtë artikull me këtë video më së paku dëshirojnë ta shohin tifozët e Real Madridit.
Megjithatë, nuk kemi çka të bëjmë, e pasqyron një realitet.
Florentino Perez arriti për mrekulli që ta zhvendosë fokusin nga forma e dobët me shkarkimin e Benitezit dhe nënshkrimin në stol me Zidanen.
Por, askujt nuk do t’i pëlqejë kjo video, transmeton Telegrafi, ku qartë shihet se Zidane thotë se Barcelona është ekipi spanjoll i tij i preferuar.
Këto komente Zidane i ka bërë në kohën kur ai ka luajtur për Juventusin. /Telegrafi/


