Fredy Guarin është duke i shijuar ditët e fundit si lojtar i Interit.
Mesfushori kolumbian pritet të largohet nga lideri i Serie A, pasi nuk është pjesë e formacionit bazë.
Me ardhjen e Roberto Mancinit në krye të skuadrës, Guarin ka humbur pozitën e titullarit.
29-vjeçari është në mes dy skuadrave të njohura, njëra nga Serie A dhe tjetra nga elita e futbollit turk.
Lazio po e kërkon lojtarin në Serie A, ndërsa gjiganti turk Fenerbahce vazhdon insistimin për transferimin e tij.
Inter e vlerëson lojtarin rreth shtatë milionë euro, dhe ajo skuadër që e dëshiron atë duhet të paguajë shumën e kërkuar nga Inter. /Telegrafi/


