Henry: Messi e fiton Topin e Artë

PUBLIKUAR

Legjenda e Arsenalit, ish-ylli i Barcelonës, Thierry Henry, ka thënë se do të ishte çmenduri nëse Lionel Messi nuk e fiton Topin e Artë.

Argjentinasi është favorit i madh për ta fituar çmimin.

“Gjithë ajo që ne mund të bëjmë është të kënaqemi me atë që bën Messi sepse ajo që ai po bën nuk është normale”.

“Ne thoshim se një lojtar është i jashtëzakonshëm me 25-30 gola në sezon, por Messi këto i arrin pë 2-3 muaj”.

“Mendoj se do të ishte e pabesueshme nëse Messi nuk e fiton Topin e artë. Ai e meriton për shkak se ekipi fitoi tripletën. Ajo që nuk e kuptoj është pse Suarz nuk është në këtë listë”, u shpreh Henry. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...