Shfaqen grafite në kryeqytet: Dr Kadri Montana (Foto)

PUBLIKUAR

Pas grafiteve me përmbajtje seksiste, që paraqisnin presidenten e vendit Atifete Jahjaga, me rroba të brendshme, duke se radhën e ka kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Sot në orët e mëngjesit në rrugët e Prishtinës janë parë grafite për Veselin.

“From OWL with love Dr Kadri Montana”, Chillin 98/99”. Këto vepra nga persona të panjohur në hapësira publike në Prishtinë, po cilësohen si të shëmtuara dhe të papranueshme.

Ditë më parë Veseli, duke folur për grafitet kundër Jahjaga pati thënë “grafite janë gjeste të huliganizmit politik dhe një abuzim imoral me lirinë e shprehjes, prandaj janë të dënueshme dhe neveritëse”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...