Kryeministri po përcjell me vëmendje dhe shqetësim gjendjen e krijuar nga vërshimet

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po e përcjellë me shqetësim dhe vëmendje të posaçme situatën e krijuar pas përmbytjeve, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditës, në disa pjesë të vendit.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast, ka kontaktuar dikasteret kompetente, në veçanti ministrat e FSK-së dhe të Punëve të Brendshme, si dhe ka mobilizuar Qendrën e Situatave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, dhe institucionet tjera përkatëse, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri ka kërkuar nga bartësit e këtyre mekanizmave, që në koordinim me autoritetet lokale në komunat e prekura, të ndërmarrin të gjitha masat dhe të mobilizohen të gjitha kapacitetet për të tejkaluar këtë situatë si dhe për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, në të gjitha rajonet e vendit, të cilat janë të rrezikuara nga përmbytjet apo pasojat tjera eventuale të reshjeve atmosferike.

Kryeminsitri, po ashtu, fton të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen organeve lokale dhe qendrore për çdo nevojë që mund të kenë, në mënyrë që fillimisht të tejkalohet situata aktuale dhe më pas të ndërmerren masa për sanimin e dëmeve që mund të shkaktohen.

Kryeministri Mustafa fton qytetarët e vendit që të jenë të bashkuar në këtë situatë të krijuar nga forcat e natyrës, dhe që së bashku, me përkushtim dhe solidaritet, të tejkalohen sfidat me të cilat mund të ballafaqohemi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...