Milani bën një hap prapa (Video)

PUBLIKUAR

Milani ka pësuar humbjen e gjashtë sezonale duke u mposhtur nga Bologna (0-1) para tifozëve në San Siro.

Një gjysmë e parë e zbehtë sa u përket rasteve dhe i tillë ishte rezultati pas 45 minutash (0-0).

Rossonerët patën më shumë nga loja dhe ishin skuadra që mund të shënonte, porse Honda, Montolivo, Bonaventura e Bacca nuk ishin të saktë në rastet e tyre. Destro pati një shans për mysafirët.

Lojtarët e Bolognas u treguan të rrezikshëm në disa raste gjatë fraksionit të dytë dhe ia dolën ta ndëshkojnë nikoqirin.

Emanuele Giaccherini e kontrolloi harkimin e Mounier dhe e futi topin në rrjet nëpër këmbët e Donnarummas (82’).

Milani është i shtati në tabelë me 28 pikë, derisa Bologna mban vendin e 15-të me 22 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...