Murati fton bashkatdhetarët të ankohen për mashtrimet që u janë bërë nga agjencitë turistike

PUBLIKUAR

Ministri i Diasporës, Valon Murati, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë rënë pre e mashtruesve të agjencive turistike gjatë kthimit nga Kosova, të bëjnë ankesë zyrtare në ueb faqen e Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që të trajtohet kjo problematikë.

“Të nderuar bashkatdhetarë, të gjithë ju që këto ditë keni rënë pre e mashtruesve të agjencive turistike gjatë kthimit nga Kosova në vendet ku punoni, në mënyrë që t’ia lehtësoni edhe Ministrisë së Infrastrukturës në trajtimin e kësaj problematike për të bërë ankesë zyrtare. Në këtë link hapeni “Formularin e BE-së për ankesat e udhëtarëve nëpërmjet ajrit” si dhe më poshtë hapeni linkun i cili shpjegon procedurat e ankesës. Duke u ankuar e ndihmoni procesin e identifikimit të keqbërësve”, ka shkruar Murati.

Lidhur me këtë problematikë dhe për pakënaqësitë e pasagjerëvë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, më 2 janar kisin raportuar mediat.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...