Vdes qytetarja që u godit nga pllaka e rënë prej ballkonit në Ferizaj

PUBLIKUAR

foto-pllka
(E plotësuar) Një pllakë mermeri ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese dhe ka goditur një kalimtare të rastit, e cila nga plagët e marra ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë, ku ishte transportuar për mekim. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, toger Agim Gashi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Viktima 28 vjeçare, ka ndërruar gjysmë ore pas aksidentit fatal.
Sipas burimeve, në momentin kritik ajo po ecte trotuarit të rrugës, ndërsa pas aksidentit ajo është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa për shkak të lëndimeve të renda është transportuar në QKUK, ku ka ndërruar jetë. në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

 

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një femër kosovare me nënshtetësi zvicerane. Me rastin janë duke u marrë hetuesit policorë.

Kalimtares në Ferizaj i bie një pllakë në kokë nga kati i 4’të (Foto +18)

Sot në Ferizaj në rrugën kryesore të qytetit një kalimtare të rastit i ka rënë një pllakë në kokë derisa ka qenë duke ecur rrugës. Sipas njoftimeve, ajo është transferuar në QKUK ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Personi në fjalë është 34-35vjeçare, sipas deklaratës së policisë pacienti është dërguar me urgjencë në QKUK raporton FerizajPress nga vendi i ngjarjes. Sipas deklaratës së mjekëve kujdestar në Ferizaj pacientes ju dha ndihma e parë në Emergjencë të Ferizajt dhe është dërguar në QKUK. Sipas mjekëve gjendja e pacientes është shumë kritike.

img-20140726-131812-1024x768_6296

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...