Jennifer Lawrence ka treguar se ka një mënyrë të veçantë të veshjes dhe të dukjes së saj.

Në edicionin e ri të Glamour, aktorja e “Hunger Games” ka shpjeguar se meqë nuk ka gjoks dhe të pasme të bujshme, nuk vishet provokuese.
“Rrobat e tilla më bëjnë të dukem e trashë”, ka thënë fituesja e Oscarit duke shtuar se në shumicën e rasteve duket si një lesbike e fuqishme.

25-vjeçarja, e cila ka qenë në lidhje me yje, si Nicholas Hoult e Chris Martin, ka thënë se nuk del shumë me meshkuj dhe se ata shumë shpejt i mërziten.
Njëherësh, aktorja ka sqaruar se aktualisht nuk është në lidhje me askënd. /Telegrafi/





