Roberto Mancini thotë se Interi nuk e ka për qëllim që ta shesë Marcelo Brozovicin, përkundër thashethemeve për interesimin e Arsenalit.
Mesfushori kroat kaloi te Nerrazzurrët në janar 2015 nga Dinamo Zagrebi në formë huazimi për një vit e gjysmë me obligimin për ta blerë.
Mirëpo, paraqitjet e tij të mira, kanë bërë që Arsene Wenger ta kërkojë në Emirates.
“Brozovic po integrohet shumë mirë dhe ka cilësi mahnitëse. Nuk e kemi në plan që ta shesim”, ka deklaruar Mancini në një konferencë për shtyp.
Ndryshe, trajneri ka thënë se nuk pret përforcime gjatë këtij afati kalimtar, për shkak të rregullave financiare. /Telegrafi/


