Jahjaga: Prokurimi publik elektronik ndihmon luftën kundër korrupsionit

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se fillimi i lansimit të platformës së prokurimit elektronik është një hap që do të sigurojë transparencë dhe mbikëqyrje më të mirë të procesit të prokurimit publik dhe llogaridhënies për shpenzimin e parasë së tatimpaguesve.

Jahjaga me anë të një statusi në Facebook, pas lansimit të këtij projekti, i cili u bë sot, tha se prokuromi elektronik është i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit si llogaridhënien për shpenzimin e parasë publike.

“Fillimi i lansimit të platformës së prokurimit elektronik sot në Kosovë është një hap që do të sigurojë transparencë dhe mbikëqyrje më të mirë të procesit të prokurimit publik dhe llogaridhënies për shpenzimin e parasë së tatimpaguesve. Prokurimi publik elektronik është dëshmuar si mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe me lansimin e kësaj platforme kam besim se Kosova do të mund të adresojë shqetësimet që lidhen me këtë segment të vendosjes së rendit dhe ligjit.

“Platforma e prokurimit elektronik do të ndikojë në zhvillimin ekonomik duke rritur konkurrencën e barabartë në treg, do të ulë koston dhe rritë efikasitetin, si dhe do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve komunale dhe qendrore në shpenzimet buxhetore. Prokurimi elektronik si mjet për fillimin e reformës e përgjithshme të prokurimit publik ka qenë një prej rekomandimeve kryesore të Këshillit Kombëtar Kundër-Korrupsion”, ka shkruar Jahjaga.

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...