Kasami kampion qysh në janar?

PUBLIKUAR

Pajtim Kasami shpreson që do ta fitoj titullin e kampionit grek me Olympiacosin.

Olympiacos në 16 ndeshje e para të kampionatit nuk ka asnjë humbje dhe asnjë barazim, e cila ka inkurajuar mesfushorin shqiptar që tashmë ta sheh veten kampion.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, mendoj se do të jemi kampionë në fund të këtij muaji”, ka thënë për “Blick” reprezentuesi zviceran, Kasami.

Vlen të theksohet se kampioni aktual grek ka 48 pikë, përkatësisht 18 më shumë se përcjellësi i parë AEK-u, transmeton Telegrafi.

Kasami këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka kontribuuar me një asistim në dhjetë ndeshje për Olympiacosin.

Për 23-vjeçarin shqiptar ky do të ishte titulli i dytë rresht ndërsa i 43-i për Olympiacosin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...