Jose Mourinhos po i humb durimi me skuadrën e Manchester Unitedit, raporton ESPN.
Ish-trajneri i Chelseat prej kohësh është i lidhur me ekipin nga Old Trafford, madje menaxheri i tij, Jorge Mendes thuhet se ishte në kontakt me Unitedin menjëherë pas shkarkimit nga ana e The Blues.
Louis van Gaal mbetet në krye, pavarësisht rezultateve të fundit, megjithatë, Mourinho mezi po pret të merr drejtimin e Djajve të Kuq ndërsa vonesat kanë nisur ta bëjnë nervoz portugezin, transmeton Telegrafi.


